Ndërlidhjet

Silajxhiç anulon vizitën në Beograd



Kreu i presidencës trepalëshe të Bosnjë Hercegovinës, Harris Silajxhiç, do të anulojë vizitën e planifikuar për sot në Beograd. Lajmi bëhet i ditur nga kabineti i Silajxhiçit, i cili sqaron se anulimi lidhet me problemet teknike të aeroplanit shtetëror.

Presidenca e BH-së është në kontakt me homologët e vetë në Serbi për ta shtyrë vizitën të mërkurën, njoftojnë mediat serbe.

Gjatë vizitës ishte planifikuar takimi i Silajxhiçit me homologun e tij serb, Boris Tadiç.

Mediat serbe njoftojnë se Silajxhiçi do të takohej dhe me Ilija Jurishiqin, ish zyrtar i Bosnjës, i dënuar me 12 vite burg nga Beogradi për krime lufte. Jurishiq është dënuar për sulmin ndaj forcave jugosllave në maj të vitit 1992 në Tuzla.
XS
SM
MD
LG