Ndërlidhjet

Familja kërkon ta shpallë Mlladiçin të vdekur



Familja e Ratko Mlladiçit po përdor rrugët ligjore për ta shpallur Mlladiçin të vdekur. Ratko Mlladiç kryeson listën e të kërkuarve nga Gjykata Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë. Ai akuzohet për gjenocid dhe krime lufte gjatë luftës së viteve të ’90-ta në Bosnjë-Hercegovinë.

Rasim Lajiç, i ngarkuari i Qeverisë së Serbisë për bashkëpunim me Hagën, i cilësoi përpjekjet e familjes së Mlladiçit si “tallje me shtetin”. Lajiç këmbënguli se kërkesa e familjes “nuk do të ndikojë tek kërkimet” e shtetit.
XS
SM
MD
LG