Ndërlidhjet

Tajlanda lëshon urdhër arrest për ish kryeministrin



Gjykata e Tajlandës ka lëshuar urdhër arrest për ish kryeministrin Thaksin Shinauatra nën akuzat për terrorizëm, që ndërlidhen me protestat e fundit antiqeveritare, që e paralizuan Tajlandën, dhe lanë më shumë se 80 të vdekur.

Ndërkohë, një burim i afërt i ish kryeministrit tha se Shinuatra është kthyer në Mal të Zi së bashku me familjen e tij.

Shinauatra në mars ka marrë nënshtetësinë malazeze, derisa qeveria në Podgoricë ka deklaruar se ai është i përfshirë në “projekte shumë të rëndësishme për Malin e Zi”.

Mali i Zi nuk lejon dërgimin e qytetarëve të vetë para drejtësisë së vendeve të tjera.
XS
SM
MD
LG