Ndërlidhjet

Luftë e propagandës mes dy Koreve



Korea Jugore e ka rifilluar transmetimin e propagandës në Korenë Veriore, në kohën e marrëdhënieve të acaruara pas fundosjes së luftanijes jugkoreane.

Një panel ndërkombëtar tha se torpedoja e shkrepur nga nëndetësja verikoreane e ka fundosur luftanijen në mars, duke vrarë 46 marinarë.

Seuli, i cili tashmë i ka ndërprerë lidhjet tregtare me Penianin, ka filluar të transmetojë programe radiofonike përmes altoparlanteve në kufi.

Korea Jugore gjithashtu do të hedhë letra propagandistike në Veri, për t'u treguar njerëzve rreth incidentit, dhe do të ngritë billborde gjigante me mesazhe drite.

Ndërkohë, ushtria e Koresë Veriore pohoi se luftanijet jugkoreane e kanë shkelur kufirin e kontestuar detar, dhe u kërcënua me masa "praktike" ushtarake.
XS
SM
MD
LG