Ndërlidhjet

Marrëveshja Kosovë-FMN gjatë javës



Qeveria e Kosovës, gjatë javës pritet të nënshkruajë një marrëveshje me Fondin Monetar Ndërkombëtar, i cili i hap rrugë derdhjes së mjeteve të premtuara nga konferenca e donatorëve e 11 korrikut, 2008.

Selim Thaqi nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave konfirmoi se programi me FMN-në pritet të nënshkruhet deri në fund të kësaj jave.

Nga shuma e përgjithshme prej 1.2 miliard euro të premtuara në Konferencën e Donatorëve, 1.1 miliard do të përdoren për zhvillim ekonomik, ndërsa 100 milionë euro të tjera për pagesën e borxhit të jashtëm të Kosovës.
XS
SM
MD
LG