Ndërlidhjet

Lirohet regjisori iranian i filmit



Regjisori iranian i filmit, Xhafar Panahi, i cili ishte në grevë urie për më shumë se një javë, raportohet se është liruar me dorëzani prej 200.000 dollarë.

Panahi, fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare dhe mbështetës i liderit opozitar Mirhosein Musavi në zgjedhjet e diskutueshme presidenciale, u arrestua në muajin mars bashkë me të shoqen dhe të bijën.

Familja e tij më pas u lirua.

Zyra e prokurorit në Teheran tha se rasti i tij do t'i dorëzohet Gjykatës Revolucionare, duke lënë të kuptohet se Panahi ende mund të përballet me gjykim.
XS
SM
MD
LG