Ndërlidhjet

“New York Times”

Facebook-u ndërtoi bazën e tij prej afro 500 milionë përdoruesish, me idenë se ky është një vend që njerëzit të lidhen me njëri-tjetrin, të shprehin pëlqimet e tyre, mospëlqimet, fotografitë, aktivitetet, në një rreth të cilin ata vetë e zgjedhin.

Por, Facebook-u është bërë qendër e debateve gjithnjë e më të nxehta rreth asaj nëse u është përmbajtur zotimeve dhe nëse ka ofruar për përdoruesit një mënyrë të lehtë, të drejtë dhe të qëndrueshme për përcaktimin e limiteve. Ai i ka rishikuar rregullisht opsionet e privatësisë, i ka bërë ato më të vështira për t’u gjetur dhe ka lakuar mënyrën që përshkruan kuptimin e intimitetit.

Këto janë shqetësime legjitime.

Muajin e kaluar, kompania shkaktoi pakënaqësi në mes të mbështetësve të privatësisë dhe nxiti analiza të ligjvënësve, kur përcaktoi shumë çështje në profilet e përdoruesve – përfshirë miqtë, qytetin, punën, shkollën, ineteresat e shfaqura si dhe ueb-faqet që i pëlqejnë – si informacione publike, të dukshme në faqe dhe në dispozicion për përdoruesit e Facebook-ut.

Facebook gjithashtu filloi me një pogram që u lejon ueb-faqeve të qasen në të dhënat publike të përdoruesve, të cilët klikonin tastin “pëlqej” dhe të dhënat tjera publike për ata që kishin partnerë, si Yelp dhe Pandora.

Të hënën, shefi ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, përmes një artikulli në “Uashington Post”, njoftoi se gjatë muajve të ardhshëm, kompania “do t’i shtojë kontrollet e privatësisë, që do të jenë shumë më të thjeshta për t’u përdorur, dhe “do të mundësojë një mënyrë të lehtë për t’i ndaluar të gjitha shërbimet e palës së tretë”.

Ky do të ishte vendim i drejtë për një kompani që është bërë një forcë e fuqishme në mënyrën se si njerëzit komunikojë ‘online’ me njëri tjetrin.

Vitin e kaluar, pas një tjetër reagimi mbi ndryshimet në shërbimet e tij, Facebook-u paraqiti një grup parimesh që përfshinin këtë mesazh: “Njerëzit duhet ta kenë lirinë për të vendosur se më kë duan ta ndajnë informacionin e tyre, si dhe për të vendosur kontroll mbi privatësinë, për t’i mbrojtur zgjedhjet e tyre”. Facebook-u do të bënte mirë që t’i përmbahej këtij rregulli.

Në të vërtetë, Facebook-u duhet të angazhohet për t’u dhënë përdoruesve kontrollin e plotë mbi përdorimin dhe zbulimin e të dhënave të tyre. Kjo do të thotë t’u kërkohet leje çdo herë që dëshiron t’i përdorë të dhënat për një qëllim të ri. Kjo gjithashtu nënkupton që përdoruesit të pajisen me informacionin që u duhet, për të vendosur se kush mund t’iu shohë të dhënat e tyre dhe si mund të përdoren ato detaje.

Ekzistenca e Facebook-ut u atribuohet njerëzve që duan t’i ndajnë informacionet lidhur me jetën e tyre. Kjo do të duhej të nënkuptonte se përdoruesit që duan të ndajnë gjithçka, nuk do t’i detyrojnë ata që nuk duan ta bëjnë një gjë të tillë. (v.t.)
XS
SM
MD
LG