Ndërlidhjet

Kulikov: Stalini dy herë pengoi vrasjen e Hitlerit



Bashkimi Sovjetik të paktën dy herë ka mundur të vrasë Adolf Hitlerin, por Josif Stalini e ka penguar këtë, duke u trembur nga paqja separate e Gjermanisë me aleatët, ka deklaruar ish ministri i policisë ruse, Anatolij Kulikov.

"Pak dihet se qysh në vitin 1941, udhëheqësia e BRSS-së mori vendim për likuidimin e Hitlerit, në rast të pushtimit të Moskës", tha Kulikov në një konferencë kushtuar Luftës së Dytë Botërore.

Kulikov, i cili ka qenë ministër i Mbrojtjes në periudhën 1995-1998, tha se Stalini papritmas e ka ndryshuar vendimin në vitin 1943, nga droja se pas likuidimit të Hitlerit, bashkëpunëtorët e tij do të konkludonin marrëveshje paqësore me Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara, pa pjesëmarrjen e Rusisë.

Sipas tij, mundësia e dytë për likuidimin e Hitlerit, e cila ka pasur mjaft gjasa për sukses, ka qenë në vitin 1944.

"Plani për likuidimin tashmë ishte përgatitur, por Stalini këtë përsëri e refuzoi, pavarësisht se ishte përgatitur edhe njeriu për aksionin, i cili qëllimisht u ishte dorëzuar gjermanëve dhe kishte fituar besimin e tyre", ka thënë Kulikov.
XS
SM
MD
LG