Ndërlidhjet

Xhamajkë: 30 të vrarë në trazirat



Të paktën 30 njerëz kanë humbur jetën në përleshjet e mbështetësve të një trafikanti të drogës me ushtarët dhe policinë në kryeqytetin e Xhamajkës, Kingston.

Njoftohet se shumica e viktimave janë civilë.

Kryeministri Brus Golding ka shpallur gjendje të jashtzakonshme në disa zona të kryeqytetit.

Tensionet u rritën pasi qeveria njoftoi se do t’i dorëzonte autoriteteve amerikane Kristofer Dudu Kok, i akuzuar për trafik droge dhe organizim bandash.
XS
SM
MD
LG