Ndërlidhjet

Hillari Klinton viziton Seulin



Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton mbërriti sot për vizitë në Korenë Jugore ku pritet ta nënvizojë solidaritetin me Seulin në përballjen me rivalin e Koresë Veriore.

Klinton, e cila do të bisedojë me zyrtarët më të lartë jugkoreanë, mbërriti në Seul nga Pekini, ku u kërkoi udhëheqësve kinezë të marrin qëndrim më të ashpër ndaj Penianit pas fundosjes së luftanijes së Koresë Jugore.

Veriu komunist është kërcënuar t’i ndërpresë të gjitha lidhjet me Korenë Jugore pasi hetuesit ndërkombëtarë konkluduan se torpedoja verikoreane është përgjegjëse për fundosjen e anijes dhe mbytjen e 46 marinarëve në 26 mars.
XS
SM
MD
LG