Ndërlidhjet

logo-print

Rusia kritikon vendosjen e raketave Patriot në Poloni



Ministria e Jashtme e Rusisë ka kritikuar sot vendosjen e raketave amerikane Patriot në Poloni, duke thënë se hapi nuk e ndihmon sigurinë apo besimin.

Sidoqoftë, në deklaratën e Kremlinit nuk ishte fshehur ndonjë kundërpërgjigje.

Bateria mbrojtëse e raketave tokë-ajër, u vendos të hënën në Poloninë veriore afër kufirit me enklavën ruse të Kaliningradit.

Zyrtarët amerikanë thonë se bateria në bazën ushtarake Morag ka për synim trainimin e forcave polake.
XS
SM
MD
LG