Ndërlidhjet

Alaskë: Derdhen mijëra tonë naftë



Mijëra tonë naftë të papërpunuar janë derdhur nga naftëpërcjellësi kryesor në Alaskë të Shteteve të Bashkuara, i cili tash është mbyllur.

Shërbimi ekologjik i Alaskës njoftoi se nafta është derdhur në një hapësirë të paraparë për defekte të tilla, dhe se nuk ka ndonjë ndotje të madhe.

Kompanitë që shfrytëzojnë naftëpërcjellësin janë urdhëruar që krejtësisht të ndalin prodhimtarinë deri në eliminimin e defektit.
XS
SM
MD
LG