Ndërlidhjet

Ahmadinexhad: SHBA dhe Rusia ta mbështesin marrëveshjen



Presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinexhad sot u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara që ta mbështesin marrëveshjen për këmbimin e karburantit bërthamor, duke paralajmëruar se ky mund të jetë rasti i fundit për ta zgjidhur krizën bërthamore.

Në një fjalim televiziv, Ahmadinexhad e paralajmëroi presidentin amerikan Barak Obama se iranianët me siguri nuk do t’i japin atij rast të ri nëse ai “nuk e shfrytëzon këtë mundësi”.

Ahmadinexhad gjithashtu e ftoi presidentin e Rusisë Dimitri Medvedev t’a mendojë edhe një herë mbështetjen e tij për qëndrimin e Uashingtonit, duke thënë se është e papranueshme mbështetja e Rusisë për një raund të katërt sanksioneve të Kombeve të Bashkuara kundër Iranit.
XS
SM
MD
LG