Ndërlidhjet

Tajlandë: Dy të vdekur, 51 të plagosur



Mjetet shpërthyese të vendosura në dy motoçikleta në jug të Tajlandës, kanë shkaktuar vdekjen e dy njerëzve dhe plagosjen e 51 të tjerëve.

Policia tha se motiçikletat ishin parkuar para sallonit të prodhuesit japonez të automjeteve "Mazda", në qytetin Jala në jug të vendit, ndërsa bomba e dytë shpërtheu 10 minuta pas të parës.

Në mesin e të plagosurve ka pjesëtarë të forcave të ushtrisë dhe policisë, thanë zyrtarët policorë.
XS
SM
MD
LG