Ndërlidhjet

logo-print

Reuter: Legjitime janë vetën zgjedhjet e organizuara nga Kosova


Julia Reuter, zëdhënëse e përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian në Kosovë, Piter Feith, ka tërhequr vërejtjen se nuk do të njihen rezulatet e zgjedhjeve serbe në veri të Kosovës.

“Ne konsiderojmë se të vetmet zgjedhje legjitime janë ato të organizuara nga autoritetet e Kosovës”, i tha Julia Reuter, agjencisë DPA në Prishtinë.

Ministri i brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi, deklaroi se zgjedhjet serbe janë ilegale dhe se autoritetet e Kosovës nuk do të bashkëpunojnë me “strukturat paralele”.

“Policia e Kosovës nuk do t’i siguroj vendvotimet dhe as nuk do t’i shtoj forcat e saj në veri në ditën e zgjedhjeve”, tha ai.

Serbia planifikon mbajtjen e zgjedhjeve lokale në pjesën veriore të Kosovës, këtë të diel, përkundër kundërshtimit të institucioneve të Kosovës dhe të përfaqësuesve ndërkombëtarë.
XS
SM
MD
LG