Ndërlidhjet

Hungari: Hungarezëve kudo që ndodhen u jepet shtetësia


Ligjëvënësit e Hungarisë sot kanë votuar për ligjin, sipas të cilit, hungarezët që jetojnë jashtë Hungarisë, mund të kërkojnë shtetësi hungareze.

Kjo masë mund t’i shtoj tensionet e Hungarisë me Sllovakinë fqinje.

Sipas ligjit, shtetasit e vendeve të tjera, duhet të demonstrojnë origjinë hungareze, njohje të gjuhës dhe që të mos kenë të kaluar kriminale, për të pasur të drejtë të kërkojnë shtetësi të Hungarisë.

Me këtë ligj, i cili do të ketë efekt prej fillimit të vitit të ardhshëm, mund të përfshihen më tepër se 2.5 milionë hungarezë etnikë në shtetet fqinje, siç janë Sllovakia, Hungaria dhe Serbia.

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, këtë ligj e ka përshkruar si “kërcënim për sigurinë kombëtare”.
XS
SM
MD
LG