Ndërlidhjet

logo-print

Limdal: Vizitat pa leje të zyrtarëve serbë në Kosovë nuk lejohen


Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEKS, i ka dhënë udhëzime policisë, që të mos e lejojnë hyrjen e zyrtarëve serbë, të cilët nuk kanë kërkuar leje speciale për ta vizituar Kosovën, thonë zyrtarë të misionit.

“EULEKS-i ka dhënë udhëzime për policinë e Kosovës, se në rast se vizita nuk është e autorizuar, hyrja duhet të mos lejohet”, i tha agjencisë AFP, zëdhënësja Karin Limdal.

Mëtutje ajo theksoi se këto masa u ndërmorën pas “zhvillimeve të fundit të vizitave të paparalajmëruara nga zyrtarët e Serbisë në Kosovë” dhe shtoi se masat u ndërmorën “në bashkëpunim të ngushtë me Brukselin”.
XS
SM
MD
LG