Ndërlidhjet

Barroso: Kriza nuk e pengon zgjerimin e BE-së me Ballkanin


Bashkimi Evropian po synon t’i siguroj vendet, që shpresojnë të anëtarësohen në BE, se zgjerimi do të vazhdoj përkundër krizës me borxhe.

“Kriza aktuale nuk mund të jetë arsyetim për mos vazhdimin e përpjekjeve tona për bashkimin e familjes evropiane, veçanërisht me vendet e Ballkanit”, tha sot në një konferencë për gazetarë në Bruksel, kryetari i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso.

Mëtutje ai theksoi se BE-ja do ta shtyjë përpara zgjerimin, pasi ekzistojnë kritere objektive, që vendeve u mundësojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG