Ndërlidhjet

logo-print

Saakashvili: Vazhdojnë kërcënimet nga “forcat e jashtme”


Presidenti i Gjeorgjisë, Mikhael Saakashvili, sot e ka mbikqyrë paradën e parë ushtarake të Gjeorgjisë, prej luftës me Rusinë në vitin 2008 dhe ka tërhequr vërejtjen për kërcënim të vazhdueshëm nga “forcat e jashtme”.

Pas paradës, Saakashvili e ka hapur memorialin për ushtarët e vrarë gjeorgjianë, prej se ky vend e fitoi pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik.

Tensionet ndërmjet Gjeorgjisë dhe Rusisë mbeten të larta, pas luftës së shkurtër në gusht të vitit 2008, pasi Moska refuzon çfarëdo marrëveshjesh me presidentin Saakashvili.
XS
SM
MD
LG