Ndërlidhjet

Xhamajkë: Nga trazirat në kryeqytet u vranë së paku 44 vetë


Kryeministri i Xhamajkës, Brus Golding, ka premtuar ripërtritjen e rendit dhe ligjit në kryeqytetin, Kingston, pasi nga ofensiva kundër një trafikanti të dyshuar të drogës, janë vrarë së paku 44 vetë.

Golding tha se qeveria e tij shpreh “keqardhje të thellë” për personat e vrarë, gjatë ditës së djeshme, derisa forcat e sigurisë luftonin kundër personave të ndërlidhur me trafikantin e dyshuar të drogës, Kristofer “Dudu” Kok, i cili kërkohet nga Shtetet e Bashkuara, për shkak të akuzave për trafikim të drogës.

Qeveria e kryeministrit Golding, e ka nënshkruar një urdhër për ekstradimin e këtij personi në Shtetet e Bashkuara, por mbështetësit e tij kanë ngritur barikada dhe kanë premtuar mbrojtjen e tij. Kjo i ka shtyrë autoritetet që të shpallin gjendje të jashtëzakonshme.
XS
SM
MD
LG