Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Liderët izraelitë dhe palestinezë e vizitojnë Uashingtonin


Shtëpia e Bardhë sot ka njoftuar se kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, do ta vizitoj Uashingtonin, për të biseduar me presidentin amerikan, Barak Obama, gjatë javës së ardhshme.

Rahm Emanuel, shef i stafit të presidentit Obama, u tha reporterëve gjatë qëndrimit të tij në Izrael, se bisedimet do të fokusohen në çështje të sigurisë dhe në procesin paqësor ndërmjet izraelitëve e palestinezëve.

Shtëpia e Bardhë, më vonë njoftoi se lideri palestinez, Mahmud Abas, do ta vizitoj presidentin amerikan, Barak Obama, “në një të ardhme të afërt”.
XS
SM
MD
LG