Ndërlidhjet

SHBA: Shpallet strategjia për siguri kombëtare


Shtëpia e Bardhë pritet që sot ta shpallë strategjinë e re të administratës Obama për sigurinë kombëtare. Raportohet se në këtë dokument do të theksohet kërcënimi nga terrorizmi, që e ka origjinën brenda Amerikës.

Duke e paralajmëruar këtë strategji të re para gazetarëve, Xhon Brenan, këshilltar i lartë i presidentit për anti-terrorizëm, tha se strategjia, poashtu, do ta bëjë të qartë se Shtetet e Bashkuara nuk konsiderojnë se “janë në luftë me islamin”.

Strategjia, që është një dokument të cilin secila administratë duhet ta paraqes sipas ligjit të Shteteve të Bashkuara, pritet të theksoj edhe nevojën për bashkëpunim global për tu ballafaquar me një numër të kërcënimeve.
XS
SM
MD
LG