Ndërlidhjet

logo-print

Koreja Veriore: Anulohet pakti ushtarak me Korenë Jugore


Koreja Veriore thotë se do ta “anuloj tërësisht” një marrëveshje ndërkoreane për parandalimin e përleshjeve aksidentale të anijeve, përgjatë kufirit perëndimor detar të kontestuar.

Tensionet në gadishull janë rritur në mënyrë dramatike prej se ekipi i hetuesve ndërkombëtarë konkludoi, javën e kaluar, se goditja nga torpedoja e nëndetëses së Koresë Veriore, e ka fundosur luftanijen e Koresë Jugore, në muajin mars, me ç’rast janë vrarë 46 marinarë.

Pheniani e ka hedhur poshtë involvimin e tij në fundosje të luftanijes.
XS
SM
MD
LG