Ndërlidhjet

logo-print

Sudan: Inaugurohet presidenti që kërkohet nga gjykata


Presidenti i Sudanit, Omar al-Bashir, i kërkuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, për dyshime për krime të luftës në Darfur, do të inaugurohet sot në këtë post, pas fitores kundërthënëse në zgjedhjet e muajit të kaluar.

Raportohet se në inaugurimin e tij do të marrin pjesë pesë presidentë nga vendet fqinje, shefat e dy misioneve paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara dhe diplomatë evropianë të nievlit të ulët.

Organizata Human Rights Watch thotë se qeveritë, që janë të përkushtuara për drejtësi në Darfur, duhet të mos marrin pjesë në inaugurimin e Bashirit.
XS
SM
MD
LG