Ndërlidhjet

logo-print

Pekin: Presidenti i Indisë e viziton Kinën


Presidenti i Indisë, Pratibha Patil, pritet që të diskutoj për mosppajtimet tregtare të dyanshme dhe tensionet aktuale kufitare në takimet e sotme me liderët kinezë.

Vizita gjashtë ditëshe e presidentit Patil, është e para e nivelit të këtillë për një dekadë, që është një ilustrim i raporteve të ftohura për pothuajse 50 vjet, prej se dy vendet zhvilluan një luftë të shkurtër në vitin 1962.

Aktualisht, India e ka shtuar praninë e saj ushtarake përgjatë kufirit, pas akuzave për depërtime në rritje nga trupat kineze.

Kina është bërë partneri më i madh tregtar i Indisë, por qytetarët e Indisë ankohen për eksporte kineze, që përbëjnë afro 2/3 e tregtisë bilaterale.
XS
SM
MD
LG