Ndërlidhjet

Serbia dhe Bosnja kërkojnë ndihmën e Turqisë



Beogradi dhe Sarajeva kanë kërkuar ndërmjetësimin e Turqisë lidhur me krizën e krijuar mes dy vendeve pas anulimit të vizitës së Harris Silajxhiqit në Serbi.

Vizita u anulua pasi autoritetet serbe nuk e lejuan Silajxhiqin të takonte Ilija Jurishiqin, qytetar i Bosnjë-Hercegovinës, që vuan dënimin për krime lufte në Serbi.

Jurishiq, ish politikan kroat i Bosnjës, është dënuar nga Beogradi me 12 vite burg për pjesëmarrje në vrasjen e ushtarëve jugosllavë gjatë një incidneti të ndodhur në Tuzla në vitin 1992.

Serbia ka kërkuar nga Ankaraja, që të ndikojë mbi kreun e presidencës boshnjake, që të heqë dorë nga takimi me Jurishiqin. Edhe Bosnja ka kërkuar ndihmën e Turqisë që të lejohet vizita tek Jurishiqi, njoftojnë mediat në Beograd.
XS
SM
MD
LG