Ndërlidhjet

Moska hedh poshtë kritikat e Iranit



Rusia ka hedhur poshtë kritikat e Iranit, duke i cilësuar ato si “shpërthim emocional”.

Presidenti iranian ka deklaruar se mbështetja e Moskës për sanksione shtesë ndaj Iranit është “e papranueshme”. Ahmadinexhad shtoi se është e vështirë të thuash nëse Rusia është vend mik apo armik.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se përgjigja e Iranit ndaj përpjekjeve disa vjeçare të Rusisë për zgjidhjen e kundërthënieve rreth programeve bërthamore ka qenë “e pakënaqshme”.
XS
SM
MD
LG