Ndërlidhjet

Hyn në fuqi rekomandimi për heqjen e vizave



Ka hyrë në fuqi rekomandimi i Kolegjit të Komisionerëve për liberalizimin e vizave me Shqipërinë dhe Bosnjë Hercegovinën. Lajmi u bë publik gjatë një konference për shtyp të eurokomisioneres për çështjet e Brendshme dhe Drejtësinë, Sesilia Malmstrom.

Malmstrom nuk dha asnjë datë të saktë për heqjen e vizave për të dyja vendet, por theksoi se gjatë verës do të ketë grupe mbikqyrëse, që do të japin vlerësimin e tyre në vjeshtë. “I takon PE-së dhe KE-së që të marrin vendimin përfundimtar për vizat. Megjithatë ky është lajm i mirë për shqiptarët dhe boshnjakët”, tha Malmstrom.

Ajo shtoi se “ka mbetur edhe shumë pak punë për të plotësuar kriteret, çfarë besoj se do të realizohet gjatë verës nga Shqipëria dhe Bosnja”.
XS
SM
MD
LG