Ndërlidhjet

Bunjaku do luajë për Zvicrën në Afrika e Jugut 2010



Albert Bunjaku është thirrur nga trajneri i kombëtares zvicërane të jetë pjesë e ekipit që do të përfaqësojë Zvicrën në Afrika e Jugut 2010. Bunjaku do të zëvendësojë lojtarin Marko Streller, që ka pësuar lëndime.

Bunjaku luan me ekipin e Nurembergut në kampionatin gjerman të futbollit dhe gjatë këtij sezoni ka shënuar 12 gola.

Bunjaku do të jetë lojtari i tretë nga Kosova, që do të jetë pjesë e kombëtares zvicerane në finalet e Kampionatit Botëror të Futbollit. Më herët janë grumbulluar dhe Valon Behrami dhe 18 vjeçari Xherdan Shaqiri.
XS
SM
MD
LG