Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi takohet me Jessen Petersen



Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot ish-kryeadministratorin e Kosovës, Soren Jesen Petersen. Në takim janë diskutuar zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe për perspektivën euroatlantike të shtetit të Kosovës.

Në takim është diskutuar edhe lidhur me procesin e njohjeve për shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.

Petersen shprehu bindjen se Kosova do të jetë një histori suksesi. Ai shtoi se pas anëtarësimit në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Bankën Botërore, Republika e Kosovës në një periudhë jo të largët do të jetë pjesë edhe e institucioneve të tjera të rëndësishme ndërkombëtare.

Perspektiva e Kosovës është perspektivë euro-atlantike dhe në këtë rrugë vendi juaj do t’a ketë gjithë përkrahjen e plotë të miqve ndërkombetarë – tha ish-kryeadministratori i Kosovës, Soren Jesen Petersen.
XS
SM
MD
LG