Ndërlidhjet

Disa nga artistët e sotëm iranianë, që po arrijnë suksese të mëdha, janë pjesë e brezit të ri, të lindur pas Revolucionit Islamik të vendit, në vitin 1979. Shumë prej tyre janë rritur gjatë presidencës së Muhamed Katamit, nga viti 1997 deri më 2005, një udhëheqës ky relativisht i moderuar, i cili lejonte liri më të madhe të shprehjes dhe i cili promovonte dialogun kulturor dhe artistik në mes të Iranit dhe Perëndimit.

Hamid Dabashi, kritik i kulturës dhe autor i vlerësuar me shumë çmime, i lindur në Iran, thotë se gjenerata e re e artistëve po sjell diçka të re në skenën e artit bashkëkohor.

“Ndikimi i revolucionit, tetë vjet të luftës dhe teokracia që pasoi, janë një kontekst politik dhe social, në të cilin gjenerata e tanishme e artistëve iranianë përcakton mënyrën e saj të veçantë të shprehjes artistike”, thotë ai.

XS
SM
MD
LG