Ndërlidhjet

Obama do zgjasë moratoriumin për shpimet



Presidenti Barak Obama do të zgjasë për gjashtë muaj moratoriumin lidhur me shpimet e thella në bregdet, njoftojnë mediat amerikane.

Vendimi vjen në kohën kur një komision i posaçëm po studion shkaqet e prishjes së tubacionit të nëndheshëm të naftës në Gjirin e Meksikës. Si pasojë e dëmtimit mijëra fuçi nafte po derdhen në Gjirin e Meksikës.

Obama do të bëjë publike detajet e moratoriumit mbrëmjen e sotme.
XS
SM
MD
LG