Ndërlidhjet

Rusia do zhvillojë stërvitje pranë Koresë së Veriut



Rusia ka konfirmuar mbajtjen e ushtrimeve ushtarake detare në afërsi të Koresë së Veriut në muajin qershor. Ushtrimet do të mbahen siç ishin planifikuar, thanë burimet qeveritare ruse.

Stërvitja ushtarake detare vjen në kohën kur tensionet në gadishullin korean janë shtuar së tepërmi për shkak të përfundimit të hetimeve mbi mbytjen e anijes jugkoreane në muajin mars. Hetuesit ndërkombëtarë thanë se anija është qëlluar me një torpedo, prodhim i Koresë së Veriut.

Seuli ka kërkuar nga Penjani të kërkojë falje dhe të dënojë autorët. Shteti komunist nga ana e tij nuk i ka pranuar akuzat.

Ministria e Jashtme e Rusisë sot ka deklaruar se ka nevojë për "100% prova" që të dëshmojnë se Koreja e Veriut qëndron pas mbytjes së anijes jugkoreane.
XS
SM
MD
LG