Ndërlidhjet

Prizren: Arrestohen dy persona për trafik narkotikësh



Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar e Policisë së Kosovës nën drejtimin e një prokurori të EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) kanë arrestuar dy persona nën akuzat për përfshirje në krimin e organizuar.

Arrestimet që lidheshin me trafikimin e narkotikëve, u realizuan në rajonin e Prizrenit. Operacione të ngjashme u ndërmorrën dhe nga ana e Policisë së Shqipërisë në rrethinën e Kukësit, ku si rezultat u arrestua një person.

Policia e Kosovës gjatë bastisjeve në disa qendra ka sekuestruar materiale, ku përfshihet një armë e zjarrit dhe shuma të mëdha parash. Në këtë hetim të gjatë janë përfshirë një numër i shërbimeve policore nga vende të ndryshme.
XS
SM
MD
LG