Ndërlidhjet

Obama paraqiti strategjinë e re të sigurisë kombëtare



Presidenti amerikan, Barak Obama, bëri sot publike strategjinë e sigurisë kombëtare. Një element kryesor i kësaj strategjie është lufta ndaj elementëve ekstremistë që po radikalizohen brenda SHBA-ve.

Strategjia vjen pas disa sulmeve të dështuara në Shtetet e Bashkuara, që kishin si autorë qytetarë amerikanë.

Dokumenti thekson se Shtetet e Bashkuara do të ndjekë “rrugë të ndryshme” për të izoluar Iranin dhe Korenë e Veriut, nëse këto vende nuk marrin parasysh detyrimet ndërkombëtare për programet bërthamore.

Strategjia e re, që duhet të miratohet nga çdo president, thekson se Uashingtoni do të bashkëpunojë me Kinën për çështje të interesit të përbashkët. Megjithatë nuk do të injorohen masat e marra nga Kina në fushën ushtarake, në mënyrë që interesat kombëtare amerikane janë të mbrojtura.

Strategjia e re kombëtare e sigurisë e presidentit Obama shihet si një distancim nga doktrina “lufta kundër terrorizmit” e ish presidentit Bush. Dokumenti ruan të drejtën e SHBA-ve për të nisur operacione ushtarake të njëanshme, por vë më shumë kufizime në marrjen e një vendimi të tillë krahasuar me amdinsitratën Bush.
XS
SM
MD
LG