Ndërlidhjet

logo-print

Indi: 25 të vdekur nga përplasja e trenave



Nga përplasja e dy trenave në Indi kanë vdekur së paku 25 njerëz. Përplasja ndodhi pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat si rezultat i një shpërthimi.
Aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm në qytetin e Kalkutës dhe burimet zyrtare thanë se pritet rritje e numrit të viktimave.

Shpërthimi që kishte si cak trenin ndodhi në një rajon që besohet të jetë një nga qendrat e rebelëve maoistë në Indi. Nuk ka informacione që të dëshmojnë se shpërthimi ishte vepër e gurpit maoist.
XS
SM
MD
LG