Ndërlidhjet

OKB: Mosmarrëveshje rreth deklaratës finale



Diplomatët e mbledhur në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork nuk po arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët për deklaratën përfundimtare rreth Paktit të Mosshumimit të armëve bërthamore.

Takimi ka zgjatur një muaj dhe ka pasur si qëllim rishikimin e paktit të miratuar 40 vite më parë. Konferenca, që zhvillohet çdo pesë vjetë, është ndjekur nga përfaqësues të 189 shteteve nënshkruese të marrëveshjes.

Mosmarrëveshjet qëndrojnë mes shteteve arabe dhe Iranit nga njëra anë dhe mbështetësve të Izraelit nga ana tjetër, lidhur me propozimin për mbajtjen e një konference në vitin 2012 që do të synojë krijimin e një zone pa armë kimike e biologjike në Lindjen e Mesme.
Vendet arabe dhe Irani kërkojnë që Izraeli të nënshkruajë Paktin për Mosshumimin e armëve bërthamore përpara pjesëmarrjes në këtë konferencë.

Një tjetër element kundërthënës në deklaratën përfundimtare është dhe kërkesa që pesë vendet me sasinë më të madhe të armëve bërthamore në botë, Britania, Kina, Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, të caktojnë afate kohore për të shkatërruar potencialin e tyre bërthamor.
XS
SM
MD
LG