Ndërlidhjet

Klinton: Ujdia e Turqisë dhe Brazilit me Iranin, e rrezikshme



Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka dënuar hapat e marra nga Brazili dhe Turqia për të arritur një marrëveshje me Iranin për shkëmbimin e uraniumit me karburant bërthamor. Klinton e ka cilësur paktin si “të rrezikshëm” për sigurinë globale.

Shefja e diplomacisë amerikane gjatë një fjalimi në Uashington tha se administrata Obama e sheh ujdinë e arritur me këtyre tre vendeve si ndihmë për Iranin që të shmangë qëndrimin unik të bashkësisë ndërkombëtare lidhur me programin bërthamor të Teheranit.

“Padiskutim kemi mosmarrëveshje serioze me diplomacinë e Brazilit lidhur me Iranin. Siç i kemi thënë presidentit Lula, mendojmë se blerja e kohës për Iranin, fakti që t’i mundësohet Iranit të mënjanojnë unitetin e bashkësisë ndërkombëtare lidhur me programet bërthamore, e bën botën një vend më të rrezikshëm”, tha Klinton.

Sipas marrëveshjes të arritur mes Iranit dhe Turqisë e Brazilit, Teherani do të dërgojë një pjesë të urnaiumit të pappasuruar në Turqi në shkëmbim të karburantit bërthamor për reaktorin në Teheran. Sipas kësaj ujdie Irani nuk ka pranuar të ndalë pasurimin e uraniumit

Vendet perëndimore po shohin mundësinë e një rrethi të ri sanksionesh ndaj Iranit.
XS
SM
MD
LG