Ndërlidhjet

Indi: Shkon në 65 numri i viktimave



Nga përplasja e dy trenave në Indi kanë vdekur së paku 65 njerëz dhe mbi 200 janë plagosur. Përplasja ndodhi pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat si rezultat i një shpërthimi.

Aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm në qytetin e Kalkutës dhe burimet zyrtare thanë se pritet rritje e numrit të viktimave.

Shpërthimi që kishte si cak trenin ndodhi në një rajon që është një nga qendrat e rebelëve maoistë në Indi. Nuk ka informacione që të dëshmojnë se shpërthimi ishte vepër e gurpit maoist.
XS
SM
MD
LG