Ndërlidhjet

SHBA: Rrjedhja e naftës është ndalur, pikëpyetje sa do të qëndroj


Roja bregdetare e Shteteve të Bashkuara thotë se rrjedhja e naftës dhe e gazit në Gjirin e Meksikës, është ndalur, me pompimin e baltës në gypin rrjedhës, por sfidë mbetet se a do të jetë e qëndrueshme.

Admirali Thad Allen, nga Roja bregdetare, i tha sot rrjetit televiziv ABC, se periudha prej 12 e deri në 18 orët e ardhshme do të jetë “shumë kritike” në përpjekjet për ndaljen e rrjedhjes masive të naftës në det.

Toni Hajuard nga gjiganti i energjisë, British Petroleum (BP), tha se përpjekjet “po shkojnë mjaft mirë dhe sipas planit”, the se planifikohet më tepër pompime të baltës.

BP thotë se çmimi i përpjekjeve për ndaljen e rrjedhjes deri tash ka arritur në afro 930 milionë dollarë.
XS
SM
MD
LG