Ndërlidhjet

Xhamajkë: Nga trazirat në kryeqytet, së paku 73 të vrarë


Autoritetet në Xhamajkë thonë se numri i personave të vrarë në trazira, gjatë katër ditëve të kaluara, ka arritur në së paku 73, pothuajse të gjithë civilë.

Trazirat në kryeqytetin Kingston shpërthyen pas kërkimeve të policisë për një kontrabandues të njohur të drogës.

Policia thotë se ende nuk e ka gjetur personin Kristofer Kok, i cili ballafaqohet me ekstradim në Shtetet e Bashkuara, lidhur me akuzat për trafikim të armëve dhe të drogës.

Mbështetësit e armatosur të tij janë përleshur me policinë në bazën e tij në Tivoli Gardens, që është një lagje e varfër e Kingstonit.
XS
SM
MD
LG