Ndërlidhjet

SHBA: Obama për së dyti viziton Gjirin e Meksikës


Presidenti amerikan, Barak Obama, sot u kthye në zonën e rrjedhjes së naftës në Gjirin e Meksikës, për t’i vlerësuar përpjekjet për ndaljen e pusit të naftës, nga i cili janë derdhur miliona litra të naftës, për më tepër se një muaj.

Kjo është vizita e dytë e presidentit Obama në bregun e Gjirit, ku nafta e ka shkatërruar botën shtazore dhe i ka ndotur plazhet.

Shefi i kompanisë British Petrol, Toni Hajuard, tha se do të duhen 48 orë për ta ditur se pompimi i baltës së rëndë në vendin e rrjedhjes, do të jetë i suksesshëm për ta ndalur rrjedhjen më të keqe në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Admirali Thad Allen, nga Roja bregdetare e Shteteve të Bashkuara, i tha sot rrjetit televiziv ABC, se periudha prej 12 e deri në 18 orët e ardhshme do të jetë “shumë kritike” në përpjekjet për ndaljen e rrjedhjes masive të naftës në det.
XS
SM
MD
LG