Ndërlidhjet

logo-print

Bosnjë: Eshton, Fule në samitin BE-Ballkani


Shefja e politikës së jashtme e BE-së, Ketrin Eshton, dhe komisionari për zgjerim, Shtefan Fule, do të marrin pjesë në samitin Bashkimi Evropian – Ballkani, që mbahet në Sarajevë më 2 qershor, ka njoftuar ministria e jashtme e Bosnjë Hercegovinës.

Samiti, në të cilin do të diskutohet për perspektivën evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor, organizohet nga Spanja, e cila aktualisht e kryeson presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, ndërsa ministri i jashtëm i këtij vendi, Migel Angel Morations, merr pjesë në samit.

Vlerësohet se në samitin e Sarajevës do të tubohen ministrat e jashtëm të shteteve të Ballkanit Perëndimor, që janë në shkallë të ndryshme në rrugën e tyre për integrim në BE.
XS
SM
MD
LG