Ndërlidhjet

logo-print

Ukrainë: Jakunoviq kërkon lëvizje kah integrimi evropian


Presidenti i Ukrainës, Viktor Janukoviq, ka kërkuar nga qeveria e tij, që t’i forcojë lidhjet me Bashkimin Evropian.

Kjo deklaratë sinjalizon qëllimin e tij për integrim më të afërt në Evropë, megjithqë i ka forcuar lidhjet me Rusinë.

Zoti Janukoviq ka kërkuar sot që zyrtarët të përgatiten për samitin Ukraina – Bashkimi Evropian, në tetor, duke e përfunduar punën në harmonizimin e legjislacionit me standardet evropiane, duke i zvogëluar barrierat tregtare dhe duke e hapur rrugën për regjim të udhëtimit pa viza.

Ai tha se integrimi i Ukrainës në strukturat e BE-së “mbetet njëri nga prioritetet kryesore të politikës së jashtme të Ukrainës”.

Por, presidenti Janukoviq, poashtu, i ka kthyer prapa përpjekjet e para ardhësit të tij pro perëndimor, Viktor Jushçenko, për zvogëlimin e ndikimit të Moskës dhe e ka nënshkruar marrëveshjen për zjgatjen e vendosjes së marinës ruse në Ukrainë deri në vitin 2042.
XS
SM
MD
LG