Ndërlidhjet

SHBA: I arrestuari për sulm në N. Jork, dëbohet në Pakistan


Një gjyqtar në Shtetet e Bashkuara ka urdhëruar dëbimin e personit pakistanez, që ishte arrestuar në Masaçusets, lidhur me hetimet për sulmin e zbuluar me bombë në qendër të Nju Jorkut.

Zyrtarët thanë se 27 vjeçari, Aftab Ali Khan, i ka 30 ditë afat për tu ankuar ndaj këtij vendimi, dhe deri atëherë nuk do të dëbohet.

Khan është njëri nga tre personat e arrestuar afër qytetit Boston, më 13 maj të këtij viti, lidhur me akuza për çështje imigruese.

Këta persona ishin të dyshuar nga hetuesit e Shteteve të Bashkuara, se e kishin furnizuar me të holla të dyshuarin kryesor për sulmin me bombë në Nju Jork, amerikanin me origjinë pakistaneze, Faisal Shahzad.
XS
SM
MD
LG