Ndërlidhjet

SHBA, EU: Dënohet vrasja e pjesëtarëve të sektit në Pakistan


Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë dënuar sulmet në Pakistan, në të cilat personat e armatosur islamist të dyshuar, vranë së paku 80 vetë, në dy Xhamia, që i takonin sektit minoritar mysliman, në qytetin Lahore.

Në sulmet, që ndodhën dje, u goditën pjesëtarët e komunitetit Ahmadi. Talibanët dhe al-Kaida e kanë marrë përgjegjësinë dhe kanë tërhequr vërejtjen për më tepër sulme kundër sektit mysliman.

Personat e armatosur, që bartnin edhe jelekë vetëvrasës, depërtuan në dy Xhamia në Lahore, duke shtënë me armë, me granata dhe duke marrë pengje.

Raportohet se u vranë së paku 80 vetë dhe u plagosën afro 100 të tjerë.
XS
SM
MD
LG