Ndërlidhjet

SHBA: Operacioni i ndaljes së naftës sipas planit, por ka paqartësi


Kompania BP thotë se po shënohet progres në përpjekjet për ndaljen e rrjedhjes së naftës në fundin e Gjirit të Meksikës, por gypi i rrjedhjes ende nuk është mbyllur dhe mund të ndodhë që deri nesër nuk do të dihet se a ishte operacioni i suksesshëm.

Zyrtarët e kompanisë gjigante me seli në Londër, theksuan se përpjekjet po zhvillohen sipas planit.

Nafta po rrjedh prej 20 prillit, kur eksplodoi një pajisje.

Rrjedhja në Gjirin e Meksikës, është katastrofa më e madhe e nkëtij lloji në historinë amerikane.

Rrjedhja e naftës po shkakton dëme të mëdha në shtetin jugor të Luizianës.
XS
SM
MD
LG