Ndërlidhjet

Çeki: Vazhdoi dita e dytë e zgjedhjeve parlamentare


Votuesit në Republikën Çeke sot në orët e mëngjesit vazhduan për të dytën ditë me radhë, daljen në vendvotime në zgjedhjet parlamentare.

Raportohet se dje, ditën e parë të votimeve, dalja në zgjedhje ishte afro 50%.

Të drejtë vote kanë më se tetë milionë vetë.

Hulumtimet e opinionit kanë sugjeruar se Partia Social Demokrate e krahut të majtë, mund të fitoj më së shumti vota, por megjithatë pritet se nuk do ta ketë shumicën e nevojshme për formimin e qeverisë.
XS
SM
MD
LG