Ndërlidhjet

Indi: Nga përplasja e trenave - 90 të vrarë


Numri i të vrarëve nga përplasja e trenave në Indi arriti në së paku 90 vetë.

Nga përplasja, që ndodhi dje, u plagosën afro 150 të tjerë, ndërsa autoritetet e Indisë kanë fajësuar kryengritësit Maoistë.

Një tren, që qarkullonte prej Kalkutës për në Mumbai, doli nga binarët dhe u godit nga një tren tjetër.

Hetuesit kanë akuzuar kryengritësit Maoistë, për sabotim.
XS
SM
MD
LG