Ndërlidhjet

logo-print

Sarajevë: U takuan presidentët e katër vendeve ballkanike


Presidentët e Serbisë, të Bosnjës, Kroacisë dhe Malit të Zi, u takuan sot në Sarajevë për të premtuar marrëdhënie më të mira, derisa secili shtet synon anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Takimi i presidentëve Ivo Josipoviq (Kroaci), Filip Vujanoviq (Mali i Zi), Boris Tadiq (Serbi) dhe i kolegëve të tyre nga presidenca treanëtarëshe e Bosnjë Hercegovinës, u mbajt para takimit të rëndësishëm BE-Ballkani Perëndimor, të paraparë për javën e ardhshme në Sarajevë.

Bashkimi Evropian këmbëngul se të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të zhvillojnë marrëdhënie të mira fqinjësore, nëse dëshirojnë të anëtarësohen në BE.
XS
SM
MD
LG